INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përjashtua nga Përputhen dhe u tha se kaloi natën me konkurrentin e ri, Ana flet TROÇ: S’jam beqare, dal me…

U përjashtua nga Përputhen dhe u tha se kaloi natën me konkurrentin e ri, Ana flet TROÇ: S’jam beqare, dal me…

Publikuar më: 19:37 21-02-2021

Rrjeti po zien nga aludimet se ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana dhe konkurrenti më i ri i këtij program Arsimi, kanë qenë mbrëmë bashkë në një shtëpi. Këtë dyshime erdhën pasi të dy postuan në rrjetet e tyre sociale në InstaStory, pamje ku dallohej qartë se divani në të cilin ato po qëndronin ishte i njëjti. Gjithashtu, vihet re se dhe dritarja e shtëpisë ku ata kanë postuar foto është po e njëjta.

Nëse këto detaje janë një rastësi apo jo mbetet për t’u parë dhe konfirmuar nga personazhet, të cilët bënë që të lindin këto dyshime.

640-0-6030ecabe83df.png

 

640-0-6030ed0620f5b.jpg

Ndërkohë që këto foto u komentuan shumë, Ana ka publikuar një tjetër foto ku shihet e kuruar deri në detaje dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me mbishkrimin që i ka lënë fotos.

“Nuk jam me të vërtetë single. Jam duke dalë me veten. E nxjerr për darkë, i blej rroba, e dua, është fantastike”, ka shkruar Ana.

dabbba.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385