INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana bëri deklaratën e papritur pas largimit të Melisës, ja si i kthehet kjo e fundit: Mbi të gjitha…[FOTO]

Ana bëri deklaratën e papritur pas largimit të Melisës, ja si i kthehet kjo e fundit: Mbi të gjitha…[FOTO]

Publikuar më: 15:37 09-02-2021

Ditën e dielë në ‘Përputhen Prime’, një nga konkurrentet më të përfolura të programit, Melisa, u largua përfundimisht. Konkurrentja, u shpreh se arsyeja pse po largohet është fakti se djemtë që janë aktualisht në studio nuk i sheh më shumë se vetëm shokë.

Ndonëse kanë patur mjaft debate bashkë, për largimin e Melisës ka reaguar, Ana Kauri. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo i uron më të mirat Melisës. “Pavarësisht çdo debati që kemi patur bashkë, të uroj më të mirat dhe të përmbushësh objektivat që i ke caktuar vetes”, ka shkruar Ana në një postim në Instastory.

Melisës i ka pëlqyer ky mesazh publik nga Ana dhe e ka falenderuar publikisht në Instagram.

Ajo ka ripostuar deklaratën e Anës dhe bashkëngjitur saj shkroi: “Mbi të gjitha një marrëdhënie e mirë me çdo person vetëm të mira na sjell. Suksese në dashuri dhe në qëllimet për jetën tënde zemër”.

zmr.png

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205