INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndodhi e papritura pasi u rikthye në Përputhen, Ana 1 ka dy fjalë për autoren e programit!

I ndodhi e papritura pasi u rikthye në Përputhen, Ana 1 ka dy fjalë për autoren e programit!

Publikuar më: 13:33 14-02-2021

Pas skandalit me Arjonin,që bëri bujë të madhe, Ana Lleshi u përjashtua nga “Për’puthen” për shkak të thyerjes së rregullit bazë të programit. Më vonë ajo u rikthye në “Për’puthen Prime” dhe sërish tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke i dhuruar një puthje në buzë Atdheut.

Ky i fundit nuk u largua nga emisioni, por tha se kjo ishte thjesht një puthje lamtumire. Mirëpo Ana nuk e mbylli me kaq dhe së fundmi u shfaq sërish në program. Këtë herë jo si konkurrente, por si prezantuese në vend të Bora Zemanit, e cila fitoi betejën me Covid-19.

Ana ia ka dalë me sukses në këtë provë të rradhës dhe ka arritur ta bëjë për vetë publikun.

Kjo duket qartë në mesazhet e shumta të dashurisë që ajo ka marrë nga miq dhe fansa të saj, të cilët e kanë përgëzuar.

Madje Ana është habitur nga gjithë dashuria që ka marrë dhe për këtë ka realizuar një video falënderuese të cilën e ka shpërndarë në instagram duke u shprehur shumë e lumtur që ka arritur të marrë aq shumë dashuri dhe që publiku mezi e ka pritur rikthimin e saj.

Ajo ka falënderuar gjithashtu edhe autoren e programit për mundësi që i dha për t’u rikthyer sërish.

Fakti që Ana është pëlqyer dhe përgëzuar duket qartë në mesazhet e shumta që ka marrë, një pjesë të të cilave ajo i ka publikuar në instagram. Ana Lleshi premtoi se këtë dashuri që ka marrë pre tyre, do mundohet që tua kthejë dhjetëfish.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365