Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë Jonida, gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”.
Ajo deklaroi se këtë vit është single. E ftuar në “Jonida’s Room” ishte Niki Delijorgji, e cila i lexoi letrat Jonidës dhe kërkoi të dinte më shumë rreth jetës së saj private.
Këngëtarja tha se nuk i pëlqen shumë festa e Shën Valentinit, duke shtuar se ky vit e ka gjetur single. “Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, tha ajo.









27 Jan 2026 





