INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provoi të nxirrte jashtë vendit 500 mijë dollarë “cash”, stjuardesa e pëson keq...[VIDEO]

Provoi të nxirrte jashtë vendit 500 mijë dollarë “cash”, stjuardesa e pëson keq...[VIDEO]

Publikuar më: 13:54 10-01-2018

Në Indi stjuardesa 25-vjeçare Devshi Kulshreshtha ka tentuar të bëjë një veprim që kërkon goxha guxim.

Ajo ka tentuar të nxjerrë jashtë vendit një shumë të hollash prej 500 mijë dollarësh.

Sasia e parave ishin prerje 100 dollarëshe dhe u gjetën na bagazhin e saj personal pikërisht në këpucët e Devshi dhe në çantën e saj kozmetike.

Me zgjuarsi stjuardesa 25-vjeçare i kishte ambalazhuar dollarët me letër alumini për të shmangur skanimin me rreze X.

Itinerari i fluturimit parashikonte nisjen nga Delphi me destinacion final Hong Kong-un, raporton DailyMail.

Sipas raportit të policisë Indiane, Devshi bashkëpunonte me një rezident indian të quajtur Amit Malhotra, i cili drejtonte një rrjet të kontrabandimit të valutës.

Article Logic
Execution time: 0.003950834274292