INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e PD-së, ironizon deputeti socialist: Mos humbisni kohën me protesta pa sens

Protesta e PD-së, ironizon deputeti socialist: Mos humbisni kohën me protesta pa sens

Publikuar më: 21:22 17-12-2017

Dita e nesërme pritet të ketë zhvillime të mëdha politike, duke nisur me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm e për t’u përballur me protestën e opozitës që është paralajmëruar se do të nisë në orën 09:30.

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar me një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’, ndërsa thekson se SHBA, BE dhe PS janë në një krah për kryepreprokurorin.

Mes të tjerash ai thekson se populli duhet të rrijë i qetë se reforma në drejtësi do ta ndajë shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korruptuarin nga i ndershmi. Po ashtu, deputeti ironizon opozitën se po humbet kohën me protesta që sipas tij janë pa sens.

MESAZHI I NDREUT

SHBA, BE dhe PS jane në një krah për të zgjedhur një prokuror të pergjithshëm të përkohshëm. PD&LSI janë në krahun tjetër. Shqiptaret ku mendoni se do jenë ? Te karroca e çartafilluar e opozites apo të integrimi euro-atlantik i vendit ? Sigurisht te e para. Sepse nuk kane kohe me humbë më me suflerë të çertifikuar me prapësi pafund në këto vite postkomuniste ! Populli të rrijë i qetë se Reforma në Drejtësi shpejt ndan shapin nga sheqeri, të ziun nga i bardhi, të korrptuarin nga i ndershmi ! Keni 1001 menyra më të këndëshme me humbë kohen nesër se sa me u marrë me protesta bajate e pa sens !

Article Logic
Execution time: 0.0039668083190918