INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Policia kontroll protestuesve të nisur nga rrethet [DETAJE]

Protesta e opozitës/ Policia kontroll protestuesve të nisur nga rrethet [DETAJE]

Publikuar më: 11:27 16-03-2019

Opozita e bashkuar, në orën 11:00, do të mbajë protestën e katërt, në kuadër të rrëzimit të qeverisë aktuale dhe ngritjen e një qeverie tranzitore që do çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas PD-së, një numër i madh protestuesish janë nisur nga rrethet drejt Tiranës, për tu bërë pjesë e protestës së opozitës së bashkuar, me autobuzë dhe mjete private.

Sipas Newsbomb.al, policia, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ka ngritur postoblloqe në të gjitha rrugët hyrëse të Tiranës dhe po kontrollohen të gjitha automjetet e skeduara dhe personat e konsideruar me precedente të mëparshme dhune.

Përveç kontrolleve periferike, forcat e rendit tashmë kanë nisur grumbullimin para godinës së Kryeministrisë dhe paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë larg akteve të dhunës dhe prishjes së rendit publik.

newsboomb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436