INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Forcat policore rrethojnë Kuvendin

Protesta e opozitës/ Forcat policore rrethojnë Kuvendin

Publikuar më: 10:41 21-02-2019

Për 20 minuta pritet të nisë protesta e opozitës së bashkuar, ndërkohë kordoni policor është vendosur në hyrje të godinës së Kuvendit.

Në tubimin e sotshëm janë angazhuar 1500 forca policore dhe janë marrë masa për çdo situatë, lajmërim që u bë edhe ditën e djeshme nga "Policia e Shtetit".

Mësohet se as ditën e sotme nuk do të ketë fjalime politike, zëri i vetëm që do të dëgjohet është zëri i protestuesve.

Kujtojmë se deputetët e PD-së dhe LSI-së firmosën dorëzimin e mandateve. Ndërsa kryeministri ndodhet në Gjirokastër.

1.jpg2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662