INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i SHBA-së tepër optimist për takimin me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-së tepër optimist për takimin me Kim Jong Un

Publikuar më: 09:33 21-02-2019

Presidenti i Amerikës, Donald Trump teksa ka njoftuar se pret të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, javën e ardhshme në Hanoi duket optimist për rezultatet.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se do të donte të hiqte sanksionet mbi Korenë e Veriut, por më parë pret të shohë Phenianin të bëjë një lëvizje të parë drejt denuklearizimit.
“Unë nuk mendoj se ky do të jetë takimi i fundit, pasi besoj se do të ulemi edhe herë të tjera për të diskutuar për arritjen e qëllimeve të përbashkëta”, tha Trump.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Koreja e Veriut të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore që kërcënon Uashingtonin. Koreja e Veriut ka këmbëngulur në heqjen e sanksioneve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, një fund formal i Luftës Koreane 1950-53 dhe garancive të sigurisë.
Trump ka qenë i paduruar për samitin e 27-28 shkurtit në Vietnam, edhe pse një takim i parë në Singapor në qershor solli vetëm angazhime të paqarta nga Kim dhe progres i vogël konkret që prej asaj kohe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025160312652588