INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prostitucion online, 2 persona në pranga e 7 në kërkim

Prostitucion online, 2 persona në pranga e 7 në kërkim

Publikuar më: 10:33 20-02-2018

Prostitucioni online duket se po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Është goditur një tjetër rrjet i prostitucionit online në kryeqytet. Finalizimi i operacionit të koduar “Chat Line 4” ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë proceduar penalisht 7 të tjerë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Aktiviteti drejtohej nga 24 vjeçarja Anushe. Ll 24 vjeçe, e cila administronte studion“Chat Line Adult Ëork”.
Njoftimi i Policisë:
“Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko” thotë policia.
Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qira nga shtetasi Met Tali,i arrestuar tashmë gjatë operacionit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa.

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148