INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet s’kanë fund për Loredanën! Avokati zviceran akuzon reperen pas lajmit të bujshëm: Ka abuzuar me...[FOTO]

Problemet s’kanë fund për Loredanën! Avokati zviceran akuzon reperen pas lajmit të bujshëm: Ka abuzuar me...[FOTO]

Publikuar më: 12:10 10-05-2019

Lajmet rreth arrestimit të reperes shqiptare, Loredana, morën vëmendjen e të gjithë mediave këto dy ditë. Më në fund Loredana ka reaguar personalisht në profilin e saj në Instagram teksa njofton se do të jetë në një konferencë shtypi me avokatët për të sqaruar njëherë e mirë çështjen.

Mirëpo siç duket akuzat s’kanë fund për reperen dhe tashmë një avokat zviceran ka ngritur një tjetër akuzë ndaj Loredanës.

Sipas "Prive", veç çiftit zviceran dhe mikeshës së Loredanës, tashmë reperen e ka akuzuar edhe avokati Valentin Landmann, pasi siç thuhet, Loredana është hequr si vajza e tij jashtë martesore.

“Nuk isha aspak i lumtur kur dëgjova për lajmin. Ky është një abuzim absurd me emrin tim. Nuk kam të bëj me ngjarjen dhe nuk kam asnjë vajzë të jashtëligjshme. Gjithçka është gënjeshtër”- ka thënë avokati për zviceranen "Blick".

namen.png

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709