INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme për Elita Rudin dhe Gjikon, ishulli i shpall persona “non grata” për këtë veprim![VIDEO]

Probleme për Elita Rudin dhe Gjikon, ishulli i shpall persona “non grata” për këtë veprim![VIDEO]

Publikuar më: 19:40 28-01-2018

Pasi kaloi vala e thashetheme që cilësonin se reperi i njohur shqiptar Gjiko ishte lidhur me moderatoren e njohur Elita Rudi e kemi parë dyshen falë postimeve të tyre në Instagram ti kalonin pushimet dimërore në ishujt Maldive.

Përveç vendit përrallor dhe natyrës së virgjër të këtij vendi të cilin reperi na e tregoi përmes postimeve të tij ajo e cila nuk ka kaluar pa u vënë re është edhe një video që u pëlqye nga publiku si një batutë e Elitës për Gjikon por mesa duket pikërisht kjo video është bërë shkak i shumë problemeve.

Pamjet në të cilat Gjiko kap një peshkaqen nga bishti dhe e nxjerr jashtë ujit janë ato të cilat e i kanë hapur mjaft probleme atij.

Madje hoteli dhe ishulli në të cilin ata kanq qëndruar i ka shpallur si persona “non grata”. Perveç pamjeve në të cilat duket Gjiko, në sfond dëgjohet edhe zëri i Elitës e cila e nxit të dashurin e saj për të bërë këtë sjellje të cilësuar nga vendasit si të pa përgjegjshme ndaj natyrës.

Aktivistë të huaj e kanë shpërndarë këtë video, duke shpërthyer në inat dhe mllef kundrejt kësaj sjellje.

Epo bota e emancipuar ka rregulla të forta të barabarta për të gjithë edhe pse mund të jesh personazh Vip...

drth5_q.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039830207824707