INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princi i Monakos për herë të parë në Shqipëri! Nuk ka ardhur vetëm për vizitë…[FOTO]

Princi i Monakos për herë të parë në Shqipëri! Nuk ka ardhur vetëm për vizitë…[FOTO]

Publikuar më: 14:40 16-10-2018

Princi i Monakos, Albert II ka vizituar për herë të parë vendin tonë. Ai është njohur nga zyrtarët më të lartë me vlerat e Shqipërisë dhe ka garantuar se është e nevojëshme rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe të biodiversitetit mes dy vendeve. Albert II këto fjalë ja tha Presidentit Meta në takimin e parë zyrar të tij.

Pas ceremonisë të mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Princi Albert i II zhvilluan një takim kokë më kokë.
"Vizita e Princit Albert i II është shprehje e qartë e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët për t’i nxitur e zhvilluar më tej këto marrëdhënie. I kërkova Princit nxitjen e biznesit të Monakos që të eksplorojë dhe investojë në tregun shqiptar në turizëm, teknologji, në ekonominë e gjelbër dhe shërbimet finaciare", tha Presidenti Meta.
Në fund të takimit u nënshkrua edhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert i II me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës dhe Shoqatën për mbrojtjen e burimeve natyrore “Pisha Flamur”.

monako.jpg

pri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035722255706787