INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së. Ja çfarë diskutuan

Meta takon sekretarin e përgjithshëm të OKB-së. Ja çfarë diskutuan

Publikuar më: 13:34 29-09-2018

Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, zoti António Guterres, gjatë qëndrimit të tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Meta siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij evropian, të forcojë bashkëpunimin rajonal.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon.

Article Logic
Execution time: 0.0040371417999268