INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Të rinjtë po ikin''! Papa Françesku, politika shqiptare të bëjë kujdes nga ''dimri'' demografik[FOTO]

''Të rinjtë po ikin''! Papa Françesku, politika shqiptare të bëjë kujdes nga ''dimri'' demografik[FOTO]

Publikuar më: 15:42 17-09-2018

Jehona e braktisjes të Shqipërisë nga të rinjtë ka shqetësuar dhe Vatikanin. Papa Françeskun këtë problematikë ja shprehur Presidentit Ilir Meta, i cili vizitoi Selinë e Atit të Shenjtë në Vatikan së bashku me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten. Papa i është drejtuar me një mesazh politikës shqiptare, ku kërkon që të punojnë sa më shumë në mënyrë, që të rinjtë shqiptarë të mos largohen nga vendi.

“Evropa po përjeton një dimër demografik. Vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta. Rrallë kam parë, aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithcka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre,” tha Ati i Shenjtë.
Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vendosmërinë për të ecur në rrugën e integrimit evropian.
Presidenti Meta tregoi mirënjohje edhe për mbështetjen e vyer që Papa Françesku dhe Selia e Shenjtë i kanë dhënë Kosovës dhe, ku padyshim lartësimi në ditën e Shën Terezës së Kishës katolike të Prizrenit në Dioqezë, përbën një akt domethënës jo vetëm për komunitetin katolik të Kosovës, por për mbarë shqiptarët.

mona_papa_okiiiiiiiiiiok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322