INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beteja për Teatrin vazhdon. Meta rikthen ligjin e miratuar nga shumica [FOTO]

Beteja për Teatrin vazhdon. Meta rikthen ligjin e miratuar nga shumica [FOTO]

Publikuar më: 13:52 11-10-2018

Beteja për Teatrin Kombëtar vazhdon sërish. Kreu i shtetit Ilir Meta nuk është bindur as pas ndryshimeve të fundit nga shumica e majtë, për ti thonë ‘po’ një ligji të tillë që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar ekzistues. Nëpërmjet Dekretit, Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend të ligjit e miratuar nga shumica, duke vënë theksin se është marrë në konsideratë vetëm një nga 9 vërejtjet e kreut të shtetit. 

Dekreti:
“Kuvendi megjithëse është përpjekur që të plotësojë vetëm 1 (një) prej konstatimeve kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, sërish edhe me ligjin e ri të miratuar, Kuvendi rezulton se nuk ka arritur ta zgjidhë edhe këtë çështje”.
Në këto kushte, në argumentimin e kreut të shtetit thuhet se ligji paraqet sërish probleme kushtetuese, pasi edhe pse në pamje të parë ai duket sikur ka zgjidhur problematikën e konstatuar, në thelb dispozitat e tij përmbajnë kritere diskriminuese. Edhe pse shumica hapi garën për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar, kreu i shtetit thotë se asnjë kompani nuk hyn e barabartë në këtë garë me kompaninë Fusha SHPK.
Dekreti:
“Në këtë situatë faktike, ku shoqëria “Fusha”, shpk, rezulton pronare në zonën objekt zhvillimi, vendosja e këtij kushti nëpërmjet ligjit dhe mosparashikimi në ligj i rolit të shtetit si garant për një proces të hapur dhe transparent konkurimi, sjell si rezultat të vetëm realizimin e një procesi selektiv konkurimi në kushte aspak të barabarta. Kjo sepse ligji i ri në fakt parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit, ku një prej tyre rezulton të jetë propozuesi i parë i këtij projekti, me të cilin Kuvendi me procedurë të përshpejtuar kishte përcaktuar për të bashkëpunuar me të, me trajtim preferencial nëpërmjet një ligji të veçantë, tashmë të rrëzuar. Në këtë mënyrë edhe kjo normë e re ligjore me kriteret e vendosura dhe me paqartësinë e saj, nuk e ka zgjidhur problemin kushtetues që ekzistonte në lidhje me këtë çështje, pasi sërish nëpërmjet kritereve të tilla vlerësuese të vendosura në ligj, kufizohet pjesëmarrja në konkurim, duke bërë të mundur kështu që në praktikë të ekzistojë trajtimi preferencial dhe i favorizuar i një ose disa subjekteve të caktuar, gjë e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit në këtë proces. Për rrjedhojë, arrihet në bindjen se edhe kjo procedurë e re ligjore krijon pabarazi dhe cenim të veprimtarisë së lirë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit. Në këtë mënyrë edhe kjo normë e re ligjore nuk mund të dekretohet me shpallje nga Presidenti i Republikës”.

dekretiiii.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883