INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Trump 'humb' durimin, nxjerr jashtë gazetarin e CNN[FOTO/VIDEO]

Presidenti Trump 'humb' durimin, nxjerr jashtë gazetarin e CNN[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:58 17-01-2018

Nuk është hera e parë që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump bëhet temë skandali në mediat ndërkombëtare për shkak të sjelljes së tij agresive.

Këtë herë Trump ka nxjerrë jashtë nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë reporterin e CNN, Jim Acosta, raporton Daily Mail.

Mediat e huaja që transmetojnë lajmin bëjnë me dije se gjithçka ndodhi gjatë një konference për media, ku Trump u përplas verbalisht me gazetarin.

Ai këmbëngulte në pyetjet që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra.

“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje.

Trump reagoi me pergjigje te prerë: "Dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet".

Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.

Këtu Trump shpërtheu dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë. I drejtoi gishtin dhe i tha: Jashtë… Por fatmirësisht ndërhyri stafi presidencial.

Gazetari nuk e ka lënë me kaq, por ka komentuar në Twitter gjithë sa ndodhi duke patur një impakt të lartë nga audiencat.

awei_fu89pq34.jpg

ser0g_q34_q3a.jpg

serg_uq34-q34w.jpg

oxdfj_g0_q34_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479