INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për mbylljen e basteve

Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin për mbylljen e basteve

Publikuar më: 18:53 09-11-2018

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte ligjin e miratuar pak ditë më parë nga qeveria për mbylljen e lojërave të fatit në datë 31 dhjetor të këtij viti.

Ligji për mbylljen e të gjitha lojërave të fatit u votua me 75 vota në datë 25 tetor nga shumica, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend, pasi vijon bojkotin, që në nisje të këtij sesioni.

Ligji parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, dekretoj Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””,- thuhet në dekretin e kreut të shtetit.

metaokkkk.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281