INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas lirimit nga burgu, Mark Frokut i rikthehet pasuria e sekuestruar. Ja për ç'vlerë bëhet fjalë...

Pas lirimit nga burgu, Mark Frokut i rikthehet pasuria e sekuestruar. Ja për ç'vlerë bëhet fjalë...

Publikuar më: 19:40 09-11-2018

Pas lirimit nga burgu, ish-deputeti i partisë Socialiste Mark Frroku ka fituar sërish një pjesë te pasurisë së tij.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ka hequr nga sekuestrimi 4 prona.

Frrokut ju sekuestruan 7 apartamente, dy në Orikum, 3 në Shëngjin të Lezhës dhe dy në Kashar të Tiranës, 2 dyqane në Tiranë, 2 bodrume në Shëngjin të Lezhës dhe 6000 m2 tokë arë në “Grykë Lumi”, Lezhë.

Pasuria e ish-deputetit është vlerësuar nga ekspertët me vlerën 500 mijë euro.

Mark Frroku u arrestua në Prill të vitit 2015 pas publikimit të çështjen “Doshi” dhe u lirua në maj të këtij viti.
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Frrokut për ndryshimin e masës së sigurisë dhe ka vendosur t’i ulë dënimin me 1 vit burg dhe të vendosë ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Frroku u dënua nga Gjykata e Apelit të Tiranës me vendim të formës së prerë me 6 vite burg në janar të këtij viti për pastrim parash, fshehje pasurie dhe ndërtim të paligjshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221