INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojërat e fatit/ Erjon Braçe publikon mesazhet kërcënuese. ‘Ti dhe ju po hiqni bukën e fëmijëve, ja çfarë ju pret’

Lojërat e fatit/ Erjon Braçe publikon mesazhet kërcënuese. ‘Ti dhe ju po hiqni bukën e fëmijëve, ja çfarë ju pret’

Publikuar më: 12:31 25-10-2018

Pasi prej ditësh shumica ka denoncuar presionin nga eksponentët e lojërave të fatit për nismën për ndalimin me ligj të tyre, Erjon Braçe ka bërë publik në seancë disa mesazhe të drejtuara ndaj tij dhe kolegëve socialistë. Sot merr fund beteja me lojërat e fatit deklaroi Braçe, teksa mesazhi i tij për të gjithë ata ishte i drejtpërdrejtës.
Erjon Braçe:
“Por ju sjell vetëm një mesazh: ‘Ti dhe ju po i hiqni bukën e fëmijëve tanë ne do t’ju heqim bukën fëmijëve tuaj’. Kurse unë po ju them sot se kush nga ju mendon se jemi të dobët po bëni gabimin e jetës. E bëmë ligjin. Ai është sot në rendin e ditës
Nuk na keni njohur, ne nuk tërhiqemi. Do ta votojmë ligjin”.

Article Logic
Execution time: 0.0031161308288574