INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS-së me paterica në Kuvend për të votuar ndalimin e lojërave të fatit  [FOTO]

Deputeti i PS-së me paterica në Kuvend për të votuar ndalimin e lojërave të fatit [FOTO]

Publikuar më: 12:32 25-10-2018

Deputeti Rrahman Rrahja pak kohë më parë u bë edhe më i njohur për publikun  pas denoncimit të nënkomissarit Emiljano Nuhu se i biri kishte dhunuar të dashurën Xhisiela Maloku dhe për çështjen kishin ndodhur një sërë kërcënimesh me armë në komisariatin e policisë së Fushë-Krujës.

Por sërish me paterica ai është fotografuar teksa shkon në Parlamanet ku do të votohet projektligji për lojërat e fatit dhe ligji për Teatrin.

Rrahja u shfaq me këmbë të thyer në Prokurorinë e Tiranës pak kohë më parë kur dëshmoi për rastin “Xhisiela”.

Edhe pse me paterica, Rrahja s’mund të mungonte në seancën ku do të votohet për ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe bllokimit të lojërave të fatit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për të gjithë deputetët e PS.

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042119026184082