INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spartak Braho në Kuvend, PD forcë politike e degjeneruar

Spartak Braho në Kuvend, PD forcë politike e degjeneruar

Publikuar më: 13:16 25-10-2018

Demokratët kanë munguar në sallën e Kuvendit, aty ku shumica ka nisur shqyrtimin e projektligjit për lojërat e fatit. Mungesa e tyre është shigjetuar nga të gjithë deputetët e shumicës, të cilët e lidhin me vendosjen e demokratëve në kahun e biznesmenëve të lojërave të fatit. Por Spartak Braho, ka shpërthyer në akuza ndaj opozitës së Lulzim Bashës, e më keq ndaj Sali Berishës.
Spartak Braho:
Përfituesi më i madh i biznesit të lojërave të fatit mbetet Sali Berisha, kopeja e piramidave. Kjo është arsyeja sepse ata nuk kanë ardhur në Parlament. PD një forcë politike e degjeneruar”.
Shumica ka vijuar e bindur diskutimet, e duke lajmëruar miratimin e kësaj nisme, e cila ndalon me ligj lojërat e fatit në vend. Nga 1 janari në Shqipëri nuk do të jetë e lehtë për të luajtur kumar.

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717