INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i parë i Inter ishte një shqiptar me origjinë çame, ja historia e vërtetë

Presidenti i parë i Inter ishte një shqiptar me origjinë çame, ja historia e vërtetë

Publikuar më: 11:49 27-10-2018

Steven Zhang është presidenti me moshën më të re, në historinë e klubit. Djali i pronarit të kompanisë kineze “Suning” ”, u emërua presidenti i ri zikaltër: komunikata u përcoll në Asamblenë e ortakëve.

Por, një histori vjen nga klubi “zikaltër”, të cilin ju mund të mos e prisnit. Një nga themeluesit dhe ortakët e parë të klubit ka qenë një venecian me origjinë shqiptare nga zona e Çamërisë, i quajtur Xhiovani Paramithioti. Më saktë, Gjon Paramithioti që në 1908 mori në zotërim gjysmën e futbollit të Milanos.

Prej tij, në shtatë muajt si president, kujtohet “fama” si… “ters” i skuadrës, pasi prezenca e tij në tribunë sillte humbjen e Interit dhe historia (ose më saktë legjenda) tregon se një herë që u paraqit me mjekër dhe mustaqe të rreme, nuk e njohën, Interi fitoi dhe në fund ai tregoi veten duke larguar “famën” që e përndiqte.

Nga 21 presidentë, në historinë e klubit është mirë të mësosh se shqiptarët kanë lënë gjurmën e tyre në këtë klub që ka mijëra fansa në Shqipëri.

gjon_paramithoti.jpg

gjon_parathimoti_12.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023751258850098