Një raport ekskluziv i publikuar nga qendra e studimeve sportive “CIES” përdor një sistem të caktuar për të grumbulluar statistika nga çdo lojtar dhe për të zbuluar se kush dominon në pjesë të ndryshme të lojës.
Gjatë studimit ajo që ra më shumë në sy ishte krahasimi midis Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.
Sulmuesi i Juventus, në fakt, ka një përqindje më të suksesshme të pasimeve (81 kundër 75%) dhe të topave të rikuperuar (19 kundër 16).
Në transfertën e tij në Itali, Ronaldo vazhdon paraqitjet e mira me 5 gola të shënuar dhe po me të njëjtin numër asistesh.
Ndërsa Messi, në Barcelonë ka shënuar 12 gola shoqëruar edhe me 6 asiste, në të po të njëjtin numër ndeshjesh. Por , argjentinasi tashmë është i dëmtuar dhe pritet të ktheeht në fushë në mesin e Nëntorit.








29 Apr 2026 





