Federata e Futbollit të Rumanisë ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA. Një incident i ndodhur gjatë ndeshjes së kombëtares rumune me Serbinë ka bërë që UEFA të reagojë.
Tifozët rumunë mbanin pankarta dhe banera në tribunë me shprehje raciste ndaj shtetit të Kosovës, gjë e patolerueshme UEFA e cila i ka gjobitur me 50 000 euro Federatën Rumune. Tifozeria gjithashtu është gjobitur me 23 000 euro edhe për faktin se tifozët kanë pushtuar fushën dhe kanë ndezur zjarre në stadiumin kombëtar të Bukureshtit.








29 Apr 2026 





