INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një periudhë e vështirë për Neymar, zemra e shtyn drejt La Ligë-s

Një periudhë e vështirë për Neymar, zemra e shtyn drejt La Ligë-s

Publikuar më: 12:02 27-10-2018

Neymar gjithmonë e më shumë po bëhet protagonisti i merkatos së ardhshme. Braziliani, i cili bëri bujë me transferimin e tij tek PSG , si blerja më e shtrenjtë në histori e bërë nga një klub tashmë thashethemet qarkullojnë se ai nuk është i lumtur në Francë.

Sipas katalanases “Mundo Deportivo”, Nejmar u ka pranuar disa miqve dëshirën e tij për t’u rikthyer në La Liga. Mes grupit të miqve ka qenë një gazetare spanjolle. Biseda është zhvilluar në sheshxhirimin e një reklame, ku Neymar e ka pranuar se milionat e PSG nuk e mbushin boshllëkun e tij.

Por, PSG nuk ka ndërmend të ulë çmimin e Neymar kështu që Barcelonës do t’i duheshin mjaft para për ta rikthyer. Në këtë mes hyn alternativa e rradhës, e cila është Real Madrid-i ku Florentino Perez është gati të bëjë një blerje “big” për të mbushur boshllëkun që la C.Ronaldo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028941631317139