INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranë Ledrit, Sara Hoxha është më e lumtura! [FOTO]

Pranë Ledrit, Sara Hoxha është më e lumtura! [FOTO]

Publikuar më: 13:35 11-06-2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një nga çiftet më të komentuar të ekranit. Pak kohë më parë ishte reperi ai që konfirmoi lidhjen me Sarën, që përflitej prej disa kohësh.

Së fundmi, pas disa muajsh të ndarë për shkak të pandemisë, Ledri dhe Sara janë bashkuar dhe kanë vendosur të shijojnë detin dhe rrezet e diellit. Ata kanë ndarë disa foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale ku duken shumë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo së fundmi Sara ka treguar se është më e lumtura. Ajo ka postuar një foto në instastory në të cilën duket sikur po shijon perëndimin e diellit, teksa mban një gotë në dorë dhe shkruan “më e lumtura”, duke iu referuar plazhit, diellit dhe sigurisht pranisë së Ledrit.

Duket se çifti po kalon ditët më të bukura të lidhjes, madje flitet se kanë vendosur të marrin hapa akoma më seriozë në marrëdhënien e tyre, pasi janë prezantuar familjarisht dhe thuhet se shumë shpejt mund të kemi dasmë.

Screenshot_13-11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953