INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak, pas karantinës do të martohen Ledri dhe Sara? E ëma e reperit flet TROÇ! [VIDEO]

Pa prisni pak, pas karantinës do të martohen Ledri dhe Sara? E ëma e reperit flet TROÇ! [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 05-05-2020

Xheraldina dhe Agron Vula janë prindërit e reperit të njohur shqiptar, Ledri Vulës, të cilët së fundmi kanë qenë në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”. Gjatë intervistës me Rudina Magjistarin, Xheraldina dhe Agroni kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë. Po ashtu, e ëma e Ledrit ka folur dhe për partneren e djalit, Sara Hoxhën. Ajo ka thënë se Sara është përshtatur shumë mirë me familjen e tyre dhe se është një vajzë e dashur dhe shumë e përkushtuar. Xheraldina ka treguar se Sara kalon shumë kohë me ta. Më tej, ajo ka thënë se ata kanë shumë dëshirë që Ledri dhe Sara të bëjnë një dasmë, por dasmë të madhe do vetëm i ati i reperit.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur e shikoni dhe vetë. Mirëpo shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë, dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë", ka thënë mamaja e Ledrit, Xheraldina.

Kur e ëma e Ledrit u pyet se me përfundimin e karantinës a do ketë ndonjë dasmë, ajo tha “me kismet”. 

“Të gjithë e duan bashkimin e tyre sa më të shpejtë, ndërsa Agroni është i vetmi që dëshiron më shumë nga të gjithë një dasëm”, deklaroi Xheraldina.

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508