INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prag tragjedie në Vlorë, babai tenton të djegë dy fëmijët me benzinë

Prag tragjedie në Vlorë, babai tenton të djegë dy fëmijët me benzinë

Publikuar më: 13:58 09-12-2018

Ka përfunduar fatmirësisht pa viktima, tentativa e një prindi në qytetin e Vlorës për t’i dhënë fund jetës së bashku me dy fëmijët e tij në mënyrë makabre, duke u djegur me benzinë.

Policia e Vlorës njofton se 40-vjeçari Zigur Veshi në lagjen “Isa Boletini” ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij duke i spërkatur me benzinë.

Prindi që kishte vendosur të kryente aktin e rëndë kishte njoftuar vëllain e tij kur kishte dalë nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç, duke i thënë se do t’i vriste ata dhe veten.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë dhe uniformat blu kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur tragjedinë.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje, 40-vjeçari kishte shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Në sytë e gruas, ai ka nxjerrë një bidon me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur veten e fëmijët. Pavarësisht thirrjeve të policisë, ai ka rezistuar dhe ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t’u vërë zjarri.

Në këtë moment forcat e rendit kanë ndërhyrë duke i neutralizuar ata. Mësohet se vjehrra e 40-vjecarit është shprehur ne polici se Veshi është i alkolizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038688182830811