INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jelekët e verdhë” domino edhe në Belgjikë e Holandë

“Jelekët e verdhë” domino edhe në Belgjikë e Holandë

Publikuar më: 15:17 09-12-2018

Franca është tashmë nën pushtetin e protestave të cilat duket se kanë efekt dominon edhe në Holandë dhe në Belgjikë.Pas shpërthimit të dhunës të një dite më parë kryeministri francez Edouard Philippe është zotuar të rivendosë unitetin kombëtar.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër “jelekëve të verdhë”, të cilët protestojnë kundër rritjes së taksave të karburantit dhe kostove të larta të jetesës.

Më shumë se 1,700 njerëz janë arrestuar në mbarë Francën.

Trazirat, të shkaktuara nga planet kontradiktore për çmimin e karburantit dhe rritjen e taksave, duket se nuk janë duke u pakësuar.Pak ditë më parë , qeveria tha se i ka braktisur planet e saj, por njerëzit vazhdojnë të pushtojnë rrugët e Francës, duke kërkuar më shumë lëshime nga qeveria e Emmanuel Macron.Protesta të ngjashme, që duket se janë frymëzuar nga lëvizja ‘jelekët e verdhë’, u zhvilluan edhe në Belgjikë dhe Holandë.

Qindra protestues u përleshën me policinë gjatë një përpjekje për të hyrë në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel. Protestuesit bënë thirrje për doreheqjen e Kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel.

Të paktën 1.000 policë ishin dislokuar për mbarëvajtjen e protestave në rrugë, por atyre iu desh të përdornin gazin lotsjellës dhe pompat e ujit ndaj protestuesve, pas përpjekjeve të dështuara për të mbajtur situatën nën kontroll.

Article Logic
Execution time: 0.0021979808807373