INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prag lufte? Korea e Veriut kërcënon Japoninë

Prag lufte? Korea e Veriut kërcënon Japoninë

Publikuar më: 17:42 03-10-2017

Koreja e Veriut nuk ndalet. Një tjetër kërcënim, nga ato të tmerrshmit, vjen nga Koreja e Veriut, këtë herë në drejtim të Japonisë. Agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA paralajmëroi Tokion se do ti krijojë re nukleare mbi Japoni dhe do ta zhysë vendin në flakë, duke nënkuptuar pasojat e një sulmi masiv me armë bërthamore ndaj Japonisë. Kërcënimi erdhi pasi kryeministri japonez Shinzo Abe bëri thirrje muajin e kaluar përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të shtojë presionet në vend që të bëjë thirrjet për dialog, për ta detyruar Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi bërthamor dhe ai raketor.  Në njoftimin e shpërndarë nga agjencia koreanoveriore KCNA, thuhet se qeveria japoneze nuk shërben për tjetër gjë, veçse për të shtuar tensionet, duke bërë kështu vetëvrasje.

Japonia është në të njejtën linjë me aleatin e madh, Shtetet e Bashkuara, për të qenë të ashpër me Korenë e Veriut, për ta detyruar shtetin komunist të tërhiqet nga programi bërthamor. Presidenti amerikan Donald Tramp është shprehur më parë se koha e dialogut me Korenë e Veriut ka përfunduar dhe nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të një ndërhyrjeje ushtarake për ti dhënë fund kërcënimeve nukleare. Pak javë më parë, Peniani testoi edhe bombën me hidrogjen, me e fuqishmja e testuar deri më sot prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055