INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Kiara Tito dhe Butrint Imeri nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur? [FOTO]

Pra, Kiara Tito dhe Butrint Imeri nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur? [FOTO]

Publikuar më: 14:35 07-07-2020

Kiara Tito ka vendosur që mbrëmjen e së hënës ta kalojë duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

“Ke të dashur?”, ka qenë një prej tyre që moderatorja nuk ka hezituar t’i përgjigjet publikisht. “Jo”, ka shkruar ajo duke treguar dhe statusin e saj duke qenë një vajzë ‘single’.

Prej kohësh Kiara ka preferuar të flasë më pak rreth jetës private duke u fokusuar në projektet e reja televizive. Ajo ka qenë shpeshherë e komentuar për një lidhje dashurie me këngëtarin, Butrint Imerin, raport të cilin Tito nuk e ka pranuar asnjëherë, madje e përforcoi sërish, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.

“Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.

spong.jpg

 

Sigurisht që Butrinti është personazh i famshëm, që do të thotë se Kiara nuk ka qenë e lidhur me të.

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309