INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ati në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, Kiara Tito rrëfen merakun e madh!

I ati në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, Kiara Tito rrëfen merakun e madh!

Publikuar më: 14:25 24-04-2020

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka zbuluar prej kohësh se babai i saj ndodhet në vijën e parë të frontit në betejën kundër koronavirusit. Babai i saj punon si teknik respiratorësh në një spital në Itali dhe ndodhet në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit.

Për këtë arsye, Kiara është në merak të madh për të pasi është i rrezikuar të preket nga sëmundja.

“Është meraku im gjatë gjithë kësaj kohe. Është në rrezik sepse është në kontakt të parë më të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret me pjesën e respirtorëve, është teknik i respiratorëve dhe çdo ditë shkon në shtëpi me mërzitje, stres dhe frikë të madhe sepse dihet si është situata atje. Mbetet ende shumë e rrezikshme dhe jam në shumë merak për tim atë. Është në zonën e veriut, me më shumë të prekur. Por duhet ta shohim situatën në mënyrë positive”, tha ajo në emisionin “Rudina”.

Ndërsa u shpreh se po qëndron e izoluar në Tiranë dhe nuk takon dot as gjyshërit që ka në të njëjtin pallat.

Kiara shtoi se gjëja e parë që do bëjë kur të mbarojë karantina është të përqafojë gjyshërit e saj.

“Ndodhem në Tiranë prej disa kohësh e izoluar. Është e vështirë por mendoj që është më mirë kështu për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë. Sidomos gjyshin dhe gjyshen që i kam në një pallat por nuk shkoj dot ti takoj prej kohësh sepse dua ti ruaj.

Pazaret ia bëj dhe ia lë tek dera. I puth nga larg. Gjëja e parë që do bëj kur të mbarojë kjo do të përqafoj gjyshërit. Familja jeton prej vitesh në Itali dhe unë kam jetuar atje, por kam vendosur të kthehem në Shqipëri. I kam larg, e vuaj shumë këtë pjesë, më ka marrë malli për ta. Nuk mundem as të shkoj ti takoj. Shpresoj të mbarojë sa më shpejt kjo situate”, u shpreh moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875