INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri hap zemrën! Rrëfen historinë e dashurisë me vajzën së cilës i dedikoi këngë dhe nuk është Kiara! [VIDEO]

Butrint Imeri hap zemrën! Rrëfen historinë e dashurisë me vajzën së cilës i dedikoi këngë dhe nuk është Kiara! [VIDEO]

Publikuar më: 13:07 02-01-2020

Tashmë jemi mësuar me thashethemet për lidhjen e mundshme ose jo mes Butrint Imerit dhe moderatores simpatike, Kiara Tito.

Mirëpo edhe pse janë fotografuar disa herë, ata e kanë mohuar, madje janë shprehur se janë thjesht miq të mirë.

Butrinti ishte i ftuar në emisionin e fundit të “Shiko Kush Luan” ku rrëfeu se kënga “Xhanëm” është dedikim, duke zbuluar për herë të parë dhe një histori dashurie, në tentativë për të mos marrë dënimin gjatë lojës.

Artisti rrëfeu se kënga i dedikohej një vajze të huaj me të cilën ishte njohur në internet.

“Kam qenë i lidhur me një femër para katër viteve, emrin e kishte Demet, nuk është shqiptare.”-u shpreh Butrinti dhe nisur nga emri, vajza me siguri ka qenë turke. Pra le të themi që bëhet fjalë për këngën “Xhanëm”.

Article Logic
Execution time: 0.0044360160827637