Nëse Kiara Tito dhe Butrint Imeri janë në një lidhje është kthyer në një telenovelë të vërtetë për mediat rozë pasi vetë personazhët edhe pse janë parë shpeshherë bashkë, nuk e kanë konfirmuar lidhje. Madje kur janë pyetur lidhur me këtë, i janë shmangur pyetjes me lezet.
Megjithatë kur ishte e ftuar në \"Shiko kush luan\", Kiara gjatë një sfide u pyet nëse është e vërtetë që është e lidhur me Butrintin, por moderatorja zgjodhi të sakrifikonte.
\"Është aluduar gjithmonë se ka pasur një lidhje me Butrint Imerin, të vërtetën ose kovën\", e pyeti Flor Binaj.
Kiara për të mos folur për Butrintin, zgjodhi të derdhte kovën mbi kokë duke sakrifikuar vetëm që të mos tregonte të vërtetën.
![E pyesin nëse ka qenë e lidhur me Butrintin, Kiara Tito nuk tha as PO, as JO! Shihni ç’bëri! [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/9e242351301a53c36aa7bafc995c5745_L.jpg)