INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plasi sherri! Butrinti e quajti ''të keqe'', reagon Soni Malaj: ''Butrintërit” e tjerë mund…'' [FOTO]

Plasi sherri! Butrinti e quajti ''të keqe'', reagon Soni Malaj: ''Butrintërit” e tjerë mund…'' [FOTO]

Publikuar më: 20:32 03-01-2020

Mbrëmjen e 1 janarit, në emisionin “Shiko Kush Luan” ishte i ftuar edhe këngëtari i njohur, Butrint Imeri. Gjatë lojërave të ndryshme që u zhvilluan, në një moment ai u shpreh pak gabim. Teksa ishin në një sfidë me këngëtarin e njohur, Yll Limani, atyre ju kërkua që të zgjidhnin emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendon se do të ishte çift perfekt.

I pari që u përgjigj ishte Ylli, i cili tha pa hezitim emrin e Elsa Lilës, ndërkohë Butrinti ishte duke u menduar. Për ta nxjerrë nga situata, Limani i përmendi emrin e këngëtares së njohur, Soni Malaj.

Mesa duket nuk i pëlqei propozimi i kolegut dhe pa u menduar fare u shpreh se ajo është e “keqe”. Kjo gjë duket se i ka rënë në vesh Sonit, e ka vendosur që të reagojë përmes një postimi në “Instastory”.

“Jo kushdo që ka emrin “Butrint” ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

patt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652