INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Helmi i doli rrugës"/ Evis Mula akuzoi publikisht Arbanën, Xhemi i del në mbrojtje shoqes [FOTO]

Publikuar më: 13:28 07-07-2020

Këngëtarja dhe sopranoja Evis Mula, e ftuar në emisionin “Wake up”, shprehu hapur pakënaqësitë e së kaluarës me Arbana Osmanin. Sopranoja shprehet se kur mori vesh për të, moderatorja Arbana Osmani “u tmerrua”.

“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, “Top Select”. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”- u shpreh Evis Mula.

“E paske içik me Arbanën”- i tha Ori Nebiaj këngëtares, e cila nuk vonoi të vlerësonte arritjet e moderatores.

“Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”– tha Mula.

Gjatë bisedës në studio, këngëtarja tha edhe “gatimet ia kemi lënë Arbanës”, ndërsa Isli i sugjeroi t’i bënte një telefonatë moderatores për të sqaruar pakënaqësitë e të kaluarës, pasi po bëhej e pahijshme të flitej rreth Arbanës kur ajo nuk ishte prezente.

Megjithatë për t’i dalë në mbrojtje mikes së saj mendon Xhemi Shehu mikja saj më e mirë.

“Në kërkim të një shoqeje të re”, shkruan Arbana krahas një fotoje me Xhemin, në formë shakaje.

“Evisi po të kërkonte”, ia kthen Xhemi duke shkaktuar me siguri mjaft të qeshura tek ata që e ndjekin.

ksemi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822