INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamje të rënda! Plas skandali në Turqi, aktori turk akuzohet se ka rrahur të dashurën [FOTO]

Pamje të rënda! Plas skandali në Turqi, aktori turk akuzohet se ka rrahur të dashurën [FOTO]

Publikuar më: 17:28 07-07-2020

Një prej aktorëve më të njohur turk, Ozan Guven akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz.

Ozan Guven është i njohur në Shqipëri prej rolit të Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Mediat turke kanë publikuar fotot e të dashurës së aktorit, me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.

Sipas të dashurës së aktorit dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll.

E dashura e Guven ka deklaruar se e ka denoncuar aktorin i cili sipas saj e ka dhunuar për 1 orë.

“Bulutsuz është dhunuar pasi ka reaguar ndaj sjelljes së papërshtatshme të Guven. Këtë e tregojnë shenjat në fytyrë dhe trupin e saj”-tha avokati.

Sipas denoncimit, Bulutsuz dhe Guven shkuan në shtëpinë e miqve të tyre pas një drake në restorant. Guven më pas filloi të qortonte të dashurën e tij në sy të të gjithëve, kur ajo nisi të fliste për ish-të dashurin e saj.

Më pas çifti shkoi në shtëpi ku u rihap sërish kjo temë dhe nisi dhuna fizike. Guven tregon se aktori nisi të thyente objektet në shtëpi dhe e ndaloi të largohej kur ajo tentoi.

Guven i ka mohuar akuzat duke deklaruar se në fakt ishte ai që ka pësuar dhunë. Edhe aktori ka denoncuar gjithashtu të dashurën.

“Deniz Bulutsuz ka kërcënuar Ozan Guven duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën”-tha avokati i aktorit.

 

077BFB82-3213-4AB1-AA74-14F808AF1401-300x169.jpg

58D00567-0B01-4AF6-B8A0-7D7A617CE21A-300x181.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318