INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, Fero sapo i bëri “DISS” publikisht Ledrit me këtë DETAJ? [FOTO]

Pra, Fero sapo i bëri “DISS” publikisht Ledrit me këtë DETAJ? [FOTO]

Publikuar më: 12:39 02-04-2020

Fero është një ndër reperët më të njohur shqiptarë dhe njihet për ngacmimet që u bën reperëve të tjerë në rrjetet sociale, por edhe në këngët e tij. Ai njihet për konfidencën që ka dhe këtë herë mesa duket “viktima” e tij është Ledri Vula.

Para pak ditësh Fero ka postuar një foto Brenda një studio muzikore ku na ka treguar se po përgatit një këngë të re dhe tashmë e ka paralajmëruar këtë projekt me hashtagun #ktoditë. Megjithatë reperi duket se ka pasur një porosi për Ledri Vulën dhe këngën që ai pritet ta promovojë sot.

“Po, jo 100, 1 e keni, s’ka dyshim”, ka shkruar ai duke aluduar në këngën e Ledrit “100” të cilën ai e paralajmëroi të martën se do ta publikojë për të gjithë fansat e tij.

 

Screenshotf.png

Kënga “100” e Ledrit është në bashkëpunim me Singullarin dhe Lyrical Son.

sggg.png

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326