Para pak ditësh Noizy ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar “Nuk je bad”. Në këto ditë të vështira izolimi, reperi u ka dhuruar fansave të tij një tjetër hit për t’i shoqëruar, këngë të cilën eka shoqëruar edhe me videoklip ku sigurisht nuk mungojnë femrat e bukura dhe makinat luksoze. Reperi ka lajmëruar së shpejti publikimin e albumit të tij të rradhës, mirëpo siç duket kjo këngë e fundit nuk është pritur mirë nga reperi Fero i cili e ka ironizuar Noizyn siç mund ta shihni në videot e mëposhtme ku teksa ndodhet në makinë vendos një këngë të Noizyt me motrat Mustafa.
![Ups, si do reagojë ai? NOIZY publikoi këngën e re, por FERO tallet KEQ! [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/4413ac89c584c19778dc4eadcda309ad_L.jpg)