INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin se si ra në dashuri me FERON, Arbenita zbulon se si reperi është treguar BURRË! [FOTO]

E pyesin se si ra në dashuri me FERON, Arbenita zbulon se si reperi është treguar BURRË! [FOTO]

Publikuar më: 12:32 06-04-2020

Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë. Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.

Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë duken shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e tregojnë me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.

Së fundmi Arbenita i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram dhe një prej tyre ishte i/e interesuar të dinte se si modelja ra në dashuri me Feron.

Dhe le ta pranojmë që reperi ka vepruar siç e do zakoni pasi ka shkuar, ka folur me familjen e Arbenitës.

“Dashurova atë që bëri dhe atë që tha. Tamam burrë, erdhi foli me familjen time. Më mori në shtëpinë e tij. Nuk e mban lidhjen sekret. E dua faktin që po rritemi bashkë, më të zgjuar, më të lumtur, më të shëndetshëm. Mund të jetë djalë i keq për ju, por me mua është shumë i ëmbël’’, u përgjigj Arbenita Ismajli.

arbv.png

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484