INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia merr masa për protestën e Opozitës, ja cila janë akset që bllokohen ditën e sotme

Policia merr masa për protestën e Opozitës, ja cila janë akset që bllokohen ditën e sotme

Publikuar më: 09:55 18-12-2017

Sot zhvillohet protesta e Opozitës para Kuvendit në kuadër të zgjedhjes të Kryeprokurorit të përkohshëm.

Bazuar në këto zhvillime Policia e Shtetit ka marrë masa duke devijuar trafikun, veprim i cili pritet të vështirësoj lëvizjen gjatë ditës.

Deklarata e plotë e Policisë:

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se duke filluar që më datë 17.12.2017">2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e hënë nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

• Rruga "Xhorxh Bush" ( nga Ura e Elbasanit - kryqëzimi tek sheshi "Sulejman Pasha" Spostimi te rruga "Xhorxh Bush" dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017">2017.

Të hënën nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative. Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :

• Tek Terminali në rrugën e "Elbasanit" • Sheshi "Shqiponja", rruga "Teodor Keko".

• Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.

• Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e "Paskuqanit" dhe ura e "Babrroi".

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e nesërme si dhe segmentet që të lidhin me qendrën e qytetit dhe rrugën e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestës.

Article Logic
Execution time: 0.0038909912109375