INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policë dhe inspektorë të korruptuar, bëjnë kërdinë në Velipojë

Policë dhe inspektorë të korruptuar, bëjnë kërdinë në Velipojë

Publikuar më: 10:18 21-05-2019

Të paktën 5 persona janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ata dyshohet se kanë lejuar ndërtime pa leje në Velipojë.

Policia bën me dije se mes të arrestuarve janë edhe dy policë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën ‘Arrest në burg” janë arrestuar:

– P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 qytetarë:
– N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;
– B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154