INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasanikët më të mëdhenj jetojnë në Tiranë! Kjo kuptohet nga niveli i lartë i...

Pasanikët më të mëdhenj jetojnë në Tiranë! Kjo kuptohet nga niveli i lartë i...

Publikuar më: 09:48 21-05-2019

Banorët e Tiranës janë më të pasurit në vend dhe mendojnë më shumë për mirëqenien e tyre! Kjo kuptohet dhe nga niveli i larët i kredisë që kanë marrë në banka. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë mësohet se gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2019, kredia e individëve është përqëndruar në rrethin e Tiranës me 60.2%. Kjo e ndikuar veçanërisht nga rritja e kredive për shtëpi.
Kredia për banesa në kryeqytet përbën 67.2% të totalit të portofolit të kredisë dhe në 2 vitet e fundit, është rritur me rreth 2.4 pikë përqindje. Po këtë fillim vit kredia konsumatorë u tkurr disi në 3-mujorin e parë, duke ngadalësuar normën e rritjes vjetore në 4.8%. Ngadalësimi i rritjes së kredisë konsumatorë ka reflektuar si një kërkesë në rënie për financim nga individët ashtu edhe kushtet lehtësisht më të shtrënguara.
Tkurrja e kredisë konsumatorë është balancuar nga rritja me 1.3 miliardë lekë e kredisë për banesa, e cila është rritur me ritme të qëndrueshme në harkun kohor të një viti. Norma vjetore e zgjerimit të portofolit të kredisë shënoi 6.5% në muajin mars, e njëjtë me normën mesatare të vitit 2018. Gjithashtu, shpërndarja gjeografike e portofolit të kredisë konsumatorë tregon se bankat së fundmi kanë filluar të jenë më aktive edhe nëpër qarqe të tjera.
Krahasuar me tre vite më parë, pesha e kredisë konsumatorë në rrethet bregdetare ndaj totalit është rritur me rreth 1.5 pikë përqindje. Kjo lidhet edhe me përmirësimin e aktivitetit ekonomik në këto rrethe.

Article Logic
Execution time: 0.0086109638214111
array(1) { ["section"]=> string(86) "pasaniket-me-te-medhenj-jetojne-ne-tirane-kjo-kuptohet-nga-niveli-i-larte-kredis-94259" }