INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me armë në Karolinën e Jugut. Plagosen 7 policë, njëri prej tyre humb jetën

Sulm me armë në Karolinën e Jugut. Plagosen 7 policë, njëri prej tyre humb jetën

Publikuar më: 09:50 04-10-2018

Tre sherifë dhe katër policë u qëlluan të mërkurën në Karolinën e Jugut. Një nga oficerët gjeti vdekjen nga plagët e marra, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi. Incidenti ndodhi në Vintage Place, një komunitet rezidencial i pasigurt në Florence gjatë asaj që konsiderohet një situatë aktive e të shtënave nga Departamenti i Menaxhimit Emergjent të Qarkut Florence (FCEMD). Zyrtarët e policisë u përpoqën të zbatojnë një urdhër kërkimi në një vendbanim, kur banori hapi zjarr mbi ta. Ai vazhdoi sulmin mbi oficerët dhe u zhvendos në rezidencën e tij, ku kishte edhe fëmijë brenda. Rrethimi thuhet se zgjati rreth dy orë. I dyshuari sipas departamentit të policisë u arrestua dhe po mbahet aktualisht në paraburgim. Presidenti i SHBA, Donald Trump shkroi në Twitter duke ofruar mbështetjen e tij për oficerët. "Mendimet dhe lutjet e mia janë sonte me zyrën e Sherifit të Qarkut të Florence dhe Departamentin e Policisë së Florence, në Karolinën e Jugut. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për atë që oficerët tanë bëjnë në zbatim të ligjit," shkroi Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164