INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të përmirësoni gjumin gjatë natës, është kaq e thjeshtë…

Si të përmirësoni gjumin gjatë natës, është kaq e thjeshtë…

Publikuar më: 10:34 21-05-2019

Mjafton vetëm një javë pa përdorur telefonin apo tabletin para se shtrihen për gjumë, dhe kaq mjafton që adoleshentët të kenë një gjumë të rregullt e të qetë.

Në këtë mënyrë ata shmangin dritën blu të aparatëve të cilët shkaktojnë shqetësime. Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga Kompania Europiane e Endokronologjisë .

Ekspertët e Institutit holendez të neuroshkencës morën në studim një grup prej 55 adoleshentësh. Ata panë se ata që kalonin më shumë se 4 orë para telefonëve flinin mesatarisht 30 minuta më vonë dhe kishin më shumë mundësi të zgjoheshin natën.

Në hulumtim 25 prej tyre iu kërkua që gjatë përdorimit të aparatëve të përdorinin syze që bllokonin dritën blu dhe të shmagnin telefonët gjatë darkës për të paktën dy javë.

Pas shtatë ditësh nënvizojnë ekspertët u pa se gjumi i të rinjve pati përmirësime madje duke qënë njësoj me ata që nuk përdorin aparatë gjatë darkës.

Sipas mjekëve me këtë studim u vërtetua se problemet e gjumit mund të zgjidhen shumë thjesht duke mos përdorur aparatë teknologjikë para gjumit dhe duke shmangur dritën blu që ato reflektojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438