Në “Goca dhe Gra” është luajtur loja “Ruleta e Celularit”. Dënimi i Fatmës ishte të merrte në telefon kontaktin e parë dhe ti kërkonte 2000 euro borxh. Ajo ka telefonuar miken e saj, Aulona Mustën.
Fillimisht teksa Fatma i ka kërkuar, Aulona nuk e dëgjonte dhe kjo shkaktoi shumë të qeshura në studio, më pas ajo i ka thënë se në atë moment nuk mund të bënte dot gjë, por të nesërmen në mëngjes do ja rregullonte.
Kaq ka mjaftuar që Fatma t'i shprehë dashurinë dhe të tregojë edhe njëherë se shoqet e vërteta ekzistojnë.








12 Nov 2025 





