INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq shpejt?! Pas ndarjes nga Don Xhoni, modelja ruse në momente intime me një tjetër

Kaq shpejt?! Pas ndarjes nga Don Xhoni, modelja ruse në momente intime me një tjetër

Publikuar më: 09:36 15-04-2022

Ashtu siç dihet tashmë, reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey, kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë gjë e bënë të ditur në mënyrë shumë të qartë në “Instagram”.

Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo

Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”, shkruan modelja.

E mesa duket pas të gjithë këtyre diskutimeve Ariana ka vendosur të vazhdojë jetën e saj, pasi ditën e sotme ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku ndodhej në krahët e një personi tjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492