INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet 'nderi' që Donaldi i kërkoi Samiut: ‘Bëji të fala Borës’

Zbulohet 'nderi' që Donaldi i kërkoi Samiut: ‘Bëji të fala Borës’

Publikuar më: 20:27 14-04-2022

Ditën e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah Donaldit dhe në mbishkrim vendosi emojin e borës. Mirëpo, e dini çfarë porosie i ka lënë Donaldi Samiut?

 
 

Burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut për të cilin nuk ka dyshime se do e mbajë fjalën.

Në foton që “Panorama Plus” ka siguruar binjakët Veshaj shihen duke biseduar teksa ndodhen në ambientet e “Top Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Donaldi nuk ka shkuar aty për “Për’puthen” sikurse u aludua ditën e djeshme pas fotos me Samiun. Përkundrazi, moderatori dhe i vëllai shkojnë çdo ditë në ambientet e këtij televizioni pasi po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas”. Emisioni i tyre që do jetë “Prime Time” pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do jetë i ngjashëm me emisionin e mëparshëm, “Binjakët show”.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658