INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bën namin në “Për’puthen 3”, por Edin e paskemi parë më herët si REPER krah Feros,Rinës, Kidës në 'On Records'! [VIDEO]

Po bën namin në “Për’puthen 3”, por Edin e paskemi parë më herët si REPER krah Feros,Rinës, Kidës në 'On Records'! [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 15-09-2021

Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e “Për’puthen” por ka arritur të shtojë në masë të madhe numrin e ndjekësve dhe të arrijë pëlqyeshmëri të madhe tek publiku.

Bëhet fjalë për Eduard Kuçin, i cili është nga më të pëlqyerit edhe nga femrat brenda programit.

Konkurrenti i rritur në Zvicër famën e ka provuar edhe më parë.

Edi ishte pjesë e labelit të njohur “On Records” ku nisi një karrierë muzikore, e cila nuk dihet pse nuk vazhdoi.

Dy vite më parë ai në një paraqitje televizive fliste më shumë për vetem dhe për planet e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941